Alain Taho, portieri shqiptar 19-vjeçar dhe 193 centimetra i gjatë që po spikat te Interi

Alain Taho është vetëm 19 vjeç, por paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e mediave italiane dhe jo vetëm. Portieri shqiptar është pjesë e Inter U23 dhe së fundmi është përfshirë mes 11 futbollistëve më të mirë të lindur në vitin 2007.

Të lidhura

None found

Paraqitjet e tij me Shqipërinë U21 kanë bërë që në Itali ta shohin si një prej kandidatëve për t’u shndërruar në portierin e së ardhmes për Interin. Nëse vazhdon të ruajë këtë nivel dhe arrin të debutojë me ekipin zikaltër, Taho do të shkruante historinë si futbollist i Shqipërisë duke arritur në nivele të tilla.

Trajneri Cristian Chivu e ka grumbulluar disa herë 19-vjeçarin me skuadrën e parë, edhe pse ai ende nuk e ka zhvilluar debutimin. Për shërbimet e tij kanë mbërritur oferta të shumta nga Zvicra dhe Portugalia, por dëshira e portierit është të vijojë karrierën te Interi.

Taho përshkruhet si një gardian modern, i sigurt dhe i guximshëm në daljet nga porta, ndërsa zotëron edhe një teknikë të lartë. Rrugëtimi i tij me ekipet e moshave të Interit nisi në vitin 2018 dhe që prej atëherë ai ka qëndruar besnik ndaj klubit zikaltër.


sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetvaycasinoMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahis