Ajaxi ka pësuar një nga humbjet më të turpshme në histori të klubit dhe atë në derbin holandez

Në derbin më të madh holandez, Feyenoord e mposhti Ajaxin me rezultat 6-0 në stadiumin “De Kuip”.

Igor Paixao dhe Yankuba Minteh shënuan nga dy herë, ndërsa nga një gol shtuan David Hancko dhe Quinten Timber në fitoren e Feyenoord.

Kjo është fitorja më e madhe e Feyenoord në “De Klassieker” në histori. Deri më tani, rekordi i tyre ishte 9-4 nga viti 1964 dhe 6-1 nga viti 1960.

Nga ana tjetër, Ajax ka fituar 8-2 (1983), 7-1 (1933), 6-0 (1975, 1998).

Ajax përjetoi humbjen më të turpshme në 97 vitet e fundit dhe më bindësin e ndonjëherë në kampionatin e luajtur në këtë format lige.

Për gjigantët holandez kjo është humbja e pestë më bindëse, ku më e madhja në historinë e klubit është ajo ndaj Dordrecht me rezultat 9-1 në vitin 1913.

Feyenoord është i dyti në tabelë me 76 pikë, ndërsa lideri PSV ka 78 pikë. Ajaxi është në vendin e gjashtë me 45 pikë./Telegrafi/


Shtuar 7.04.2024 18:34