A do na e marrë Italia Eva Muratin? Moderatorja zgjidhet imazh i markës së famshme (FOTO LAJM)

Eva Murati ka qenë  ftuara e “Edicionit Veror”, ku ka zbuluar mjaft detaje në lidhje me karrierën e saj dhe po ashtu nuk ka munguar jeta e saj private.

Bukuroshja e ekranit ka zbuluar se ka marrë oferta goxha tunduese nga projekte mjaft të rëndësishme në Itali, por që nuk do e lërë pas dore as Shqipërinë.

“Drejt asaj rruge është dhe për të thënë të vërtetën po bën oferta goxha tunduese. Por absolutisht zemra ime do të mbetet gjithmonë këtu në Shqipëri. Do të shkoj e do të vij me projekte të ndryshme. Detajet t’i lëmë sekret kur ta prekim atë vijën e finishit”, u shpreh ajo.

Eva ka zbuluar po ashtu se pas dy kontratave të suksesshme, tanimë listës i është shtuar edhe një tjetër me firmën e njohur të kafesë.

“Pas kontratave zyrtare në Itali me ‘Yamamay’ dhe ‘Carpisa’, tashmë do të jem imazhi i një tjetër brandi shumë të rëndësishëm atje siç është Lavazza, kafja e famshme. Shumë shpejt do të iki atje, jo vetëm të zyrtarizoj kontratën, por do të bëj edhe një vizitë në fabrikën e Lavazzës dhe në muzeun e tyre, që mu duk shumë interesante dhe mezi po pres ta provojë si eksperiencë”, tregoi bukuroshja.


Shtuar 7.07.2021 08:47