E përdori për të lypur e vjedhur, kush është 50 vjeçarja në Sarandë që trafikoi të miturin

Policia e Sarandës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme 50 vjeçaren Bukuroshe Muharremi, pasi u kap duke trafikuar te miturin Ronaldo Tanushi.

12-vjeçari u raportua i humbur nga babai i tij Gazmend Tanushi. Ai u filmua për herë të fundit nga një qytetare në zonën e liqenit teksa së bashku me një person tjetër tentuan t’i vidhnin qenin.

Ka qenë babai Ronaldo Tanushi ai i cili raportoi humbjen e djalit ditën e djeshme dhe u bëri apel qytetarëve që ta ndihmonin nëse do të shihnin gjurmë të tij.
Më pas në bazë të informacioneve të ardhura nga qytetarët, ai u gjet në qytetin e Sarandës

Njoftimi i plotë i policisë:

DVP Vlorë
Paraditen e djeshme, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me DVP Tiranë, u bë e mundur gjetja e shtetasit të mitur R. T., 12 vjeç, i cili ishte larguar disa ditë më parë, nga banesa e tij në Tiranë. I mituri aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i të miturve”, shtetasja B. M., 50 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi është konstatuar duke shfrytëzuar 12-vjeçarin për të lypur.


Shtuar 7.07.2021 08:50