17 gola në 4 ndeshje për Derbin, Dinamo “viktima” e preferuar e Tiranës

Ndeshjet e këtij sezoni mes Tiranës dhe Dinamos kanë qenë për t’u mos humbur. Të dyja skuadrat kanë shënuar një total prej 17 golave në 4 ndeshje të Superiores.

Dinamo është dhe skuadra së cilës Tirana i ka marrë më shumë pikë këtë sezon. Plot 10 pikë nga 12 të mundshme, ndërsa tri ndeshje janë fituar 3 me 2 dhe një ka përfunduar 1 me 1.

Ndeshja që ka mbaruar barazim është e vetmja që nuk ka parë penallti. Në tre takimet e tjera janë akorduar 5 penallti, të realizuara të gjitha gol. Katër prej tyre kanë qenë në favor të Tiranës që ka shënuar nga pika e bardhë në secilin nga takimet e fituara, ndërsa një prej tyre është kthyer në gol nga Dinamo.

Ky Derbi po ashtu ka rënë në sy se është shtrirë në katër stadiume të ndryshme. Dinamo e ka pritur Tiranën në “Elbasan Arena” dhe “Niko Dovana”, ndërsa bardheblutë kanë luajtur si pritës në “Selman Stërmasi” dhe “Air Albania”.

Të dyja skuadrat shihen rivalë për një vend në zonën e “Final Four”. Tirana aktualisht ka 3 pikë më shumë, por Dinamo ka një ndeshje të prapambetur nga Teutës për të luajtur.


Shtuar 18.03.2024 21:14