Zelensky mbërrin në tokën shqiptare

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, ka lënë vendin e tij, që ka qenë nën një agresion të paprecendë nga Rusia për më shumë se dy vjet, dhe ka mbërritur në Shqipëri për herë të parë për të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian që do të mbahet në Tiranë në datat 28 dhe 29 shkurt.

Në aeroportin ndërkombëtar në Rinas, Zelenski dhe delegacioni që e shoqëron është pritur sipas protokollit zyrtar nga ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani, për t’iu drejtuar kryeqytetit ku dhe do të akomodohen.

Ai shoqërohet nga eskorta e automjeteve dhe forca të shumta policie. Ndërkohë kujtojmë se në kuadër të kësaj vizite, akset rrugore që ndjek eskorta e Zelenskyt janë të bllokuara për qarkullimin e mjeteve të tjera.

AGJENDA

Presidentit ukrainas, ditën e mërkurë në orën 09:00 do të pritet në Kryeminsitri nga shefi i Ekzekutivit Edi Rama, ku do të ketë një takim “kokë më kokë” mes tyre.

Më pas në orën 11:00 Presidenti Zelensky, do të jetë i pranishëm në “Pallatin e Kongreseve” ku do të marrë pjesë në sesionin me dyer të mbyllura.

Të pranishëm në “Pallatin e Kongreseve” do të jenë të pranishëm liderët e rajonit, Komisioneri i BE për Zgjerim Oliver Varhely si dhe përfaqësues të Europës juglindore.

Sesioni do të diskutojë dy tema, ku tema e parë është “Ukraina” dhe pjesa e dytë do të jetë “Paketa Financiare e BE për Ballkanin Perëndimor”.

Ndërkohë që në orën 13:30 do të jetë konferenca e përbashkët për mediat ku të pranishëm do të jenë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky si dhe Komisioneri i BE për Zgjerim Oliver Varhelyi.

Këtu mbyllet dita e parë e Samitit.

Ndërkohë në ditën e dytë të Samitit në 29 shkurt do të vazhdojnë diskutimet mes liderve të Ballkanit Perëndimor për procesin e zgjerimit.


Shtuar 27.02.2024 23:22