Vëllai feston ditëlindjen, Donaldi e surprizon nga shtëpia e BBV (FOTO LAJM)

Konkurrenti i BBV, Donald Veshaj, i ka bërë një surprizë të mrekullueshme vëllait të tij, Marios, nga shtëpia e famshme.

Sot, Mario, vëllai i tij feston ditëlindjen ndaj aktori i humorit ka menduar t’i bëjë diçka të veçantë.

Ai ka shkruar në një bluzë “Mario edhe 100 vjeç, të dua” dhe më pas e ka veshur.

Së bashku me konkurrentët e tjerë, ata i kanë kënduar Marios këngën e ditëlindjes, surprizë e cila me siguri i ka pëlqyer shumë vëllait të tij.

Më herët, edhe vëllai i tij binjak Romeo, e surprizoi Donaldin brenda në shtëpi.

Ky i fundit është shfaqur me parashutë mbi shtëpi, teksa ka thirrur disa herë emrin e vëllait.

“Demi i vëllait, të do vëllai”, ka thënë Romeo.

Donaldi është shfaqur i prekur nga surpriza dhe është përlotur, ndërsa i kanë qëndruar pranë Semi dhe Kledi.

Nuk ishte hera e parë që Donaldi e shfaqte hapur dobësinë ndaj familjarëve./albeu.com/


Shtuar 21.11.2021 20:54