U la i lirë nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha, arrestohet në Gjermani, Genc Tafili

Është arrestuar në Ghermani Genc Tafili. Ai është arrestuar në aeroportin e Frankfurdit, ndërsa po merrte avionin për Stamboll të Turqisë.

Ai është lirua me kusht në vitin 2017 nga gjyqtarja tashmë e arrestuar për korrupsion, Enkelejda Hoxha.

Tafili kishte kryer 17 vite burg, nga 25 që ishte dënuar. Pas lirimit ai u largua nga Shqipëria.

Por, në maj të 2021 Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi vendimin e gjyqtares Enkelejda Hoxhës duke kërkuar rikthimin e tij në burg.

Tafili akuzohej se në vitin 2000 ka vrarë kryepolicin e Shkodrës, Arben Zylyftari.

Njoftimi i policisë:

Falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës, me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, kapet një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar për vrasje.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden, Gjermani, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në Gjermani, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit Genc Tafilaj, 43 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi në maj të vitit 2021, Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur kthimin në burg të këtij shtetasi, për të vuajtur dënimin e mbetur prej 6 vitesh, për vrasje.

Shtetasi Genc Tafilaj është dënuar nga Gjykata e Lartë, në vitin 2002, me 25 vjet burgim dhe pasi ka vuajtur një pjesë të dënimit, Gjykata e Rrethit Krujë, në vitin 2017, ka vendosur ta lirojë me kusht./albeu.com


Shtuar 4.01.2022 12:24