U gjet e mbështjellë me batanije në një garazh në Tiranë, foshnja e braktisur në gjendje të rëndë për jetën

Foshnja e cila u gjet e braktisur ditën e sotme në një garazh akinash në Yzberisht në Tiranë ëhstë në gjendje të rëndë për jetën.

Raportohet se foshnja nuk kishte shumë kohë që kishte lindur. Policia ka këqyrur kamerat e sigurisë, të cilat kanë filmuar personin që e ka lënë foshnjën brenda në bodrum të mbështjellë me batanije në një divan të vjetër.

Mësohet po ashtu se kamerat kanë filmuar personin që braktisi foshnjën para se të hynte në bodrumin e pallatit, pasi brenda garazhit nuk ka kamera.


Shtuar 8.11.2023 18:06