Të gjithë sytë nga Armina, fotografitë me bikini ngrenë temperaturat (FOTO LAJM)

Blogerja e njohur Shqiptare, Armina Mevlani ka ndarë disa foto “hot” ku shfaqet me bikini dhe ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve.

Në pah dalin së tepërmi format perfekte trupore të saj dhe kombinimi i veçantë i veshjes.

Fotografitë e veçanta kanë marrë mijëra pëlqime e komente nga më të ndryshmet.

Ajo nuk e ka zbuluar destinacionin e pushimeve. Këto foto nga Armina, vijnë pas disa pyetjeve-përgjigjeve që ajo ka zhvilluar me ndjekësit në Instagram, ku ndau një sërë temash. Një ndër të cilave ishte dhe dasma që kanë në plan për të realizuar me partnerin Shkëlzen Berisha.

Kujtojmë se Armina është mjaft active në rrjetet sociale dhe jo vetëm për shkak të profesionit si blogere, por ajo shpërndan edhe video e foto të shumta nga përditshmëria./albeu.com


Shtuar 5.09.2021 21:58