Rritet frikshëm çmimi i apartamenteve në Tiranë, zgjidhja që propozojnë ekspertët

Ekspertë që merren me shitje-blerje të pasurive të paluajtshme në vend i kërkojnë qeverisë që të ulë taksën e shitjes së pasurive të paluajtshme prej 15 % të vlerës.

Ilda Zaloshnja shpjegon për Abc News se kjo është një barrë që ka lënë hapur shumë trasaksione dhe në disa raste krijon edhe mundësinë për rritje të informalitetit.

Vlerëson ndikimin që ka dhënë procesi i rivlerësimit në shitjen e pasurive të paluajtshme .qeveria e shtyu afatin deri në prill të 2022 dhe në bazë të këtij procesi taksa që i paguhet shtetit është 3% nga 15% por sipas Zaloshnjes amnistia me afate nuk është zgjidhje.

Pavarësisht shtrenjtimit të çmimeve të apartamenteve në Tiranë kërkesa për të blerë vijon të jetë e lartë. Ilda Zaloshnja thekson se kohët e fundit rritja rezulton se është 15-20%.

Aktualisht nëse një qytetar do të shesë banesën dhe bën rivlerësimin paguan 3% të vlerës ndaj shtetit nga 15% që është në kohë normale. Ndërkohë që për bizneset niveli i taksës është rreth 5%.

Sipas të dhënave të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për vitin 2021 janë kryer 56,623 aplikime për rivlerësimin e shtëpive. Peshën kryesore e mban kryeqyteti.


Shtuar 6.01.2022 11:07