Policia aksion “blic” në Fier, kontrolle të befasishme në rrugët e qytetit (VIDEO)

Uniformat blu dhe forcat “Shqiponja” kanë zbritur në terren duke ndaluar pjesën më të madhe të automjeteve në qarkullim e duke kontrolluar imtësisht mjetet, drejtuesit e tyre dhe pasagjerët.

Nuk dihet nëse këto kontrolle vijnë pas ngjarjes së ndodhur në Vlorë, por ato kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve fierakë, ndërsa uniformat blu nuk kanë shmangur kontrollet fizike edhe në qendër të qytetit.

Kujtojmë se mbrëmjen e sotme në Vlorë u bë atentat ndaj dy policëve, ndërsa autori ende nuk është identifikuar dhe as lokalizuar./albeu.com