ZYRTARE/ ky është super ekipi i ri i Marcelos

Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo firmos me Olympiacos.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi grek përmes Twitter.

Njoftimi:

Olympiacos njofton blerjen e një legjende të futbollit, Marcelo, i cili do të veshë fanellën bardhekuq.
I lindur më 12 maj 1988, superylli 34-vjeçar i përkiste Real Madridit nga viti 2006 deri në këtë sezon. Gjatë këtyre 16 viteve ai bëri 546 paraqitje për skuadrën spanjolle dhe u bë një nga futbollistët më të mirë në historinë e saj, por edhe ai me më shumë trofe (25). Ai fitoi pesë Liga të Kampionëve, gjashtë kampionate, katër Kupa të Botës për Klube, tre Superkupa Evropiane, dy Kupa të Mbretit dhe pesë Superkupa të Spanjës.
Me Realin ai shënoi 38 gola, një prej të cilëve në finalen e Champions League në 2014 kundër Atleticos. Me kombëtaren braziliane, të cilën e ka përfaqësuar 58 herë me gjashtë gola, ka marrë pjesë në dy Kupa Bote (2014, 2018) dhe ka fituar Kupën e Konfederatave (2013). Para se të nënshkruante për Real Madridin ai luajti për Fluminense”, shkruan Olympiacos ./albeu.com/

 

Image


Shtuar 2.09.2022 22:57