Përfshihet nga flakët një automjet në autostradën Levan – Tepelenë

Pasditen e sotme në autostradën Levan – Tepelenë në afërsi të Kthesës së Poçemit gjatë ecjes është përfshirë nga flakët një automjet.

Burime informacioni nga Drejoria e Policisë Vendore pohuan se makina ka qen në lëvizje. Drejtuesi i automjetit kur ka parë tymin në pjesën para makinës ka hapur krahun e ka ndaluar mjetin duke njoftuar policinë.

Kanë qenë forca të policisë dhe zjarrfikseve që kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët në automjet dhe për të përcaktuar rrethanat se përse ka ndodhur zjarri.

Po këto burime informacioni pohuan se ka pasur vetëm dëme materiale.


Shtuar 6.05.2024 21:57