“Përfaqësoni bandat”, Salianji akuza socialistëve, ndërhyn Gogu: Kamikaz paligjshmërie!

Tejet e tensionuar duket situata në Kuvend, me deputetë e opozitës të cilët kanë grumbulluar në mes të sallës karriget e kolegëve të tyre socialistë, duke I lënë këta të fundit pa ulëse.

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Ervin Salianji u është drejtuar socialistëve duke u thënë se përfaqësojnë bandit.

Në këtë moment ka ndërhyrë Tonin Gogu, duke e cilësuar Salianjin “kamikaz paligjshmërie”.

Pjesë nga debati:

Salianji: Karriget janë të popullit nuk janë të tuajat.

Qefalia: Po pse ti përfaqëson popullin?

Salianji: Po po, ata përfaqësoj. Ti përfaqëson bandat

Gogu-Salianjit: Kamikaz paligjshmërie!


Shtuar 2.11.2023 09:51