“Ne ju ndjekim kudo, bëni kujdes”, PD publikon mesazhet: Policët kërcënohen me largim nga puna që të mos flasin

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu nëpërmje postimi në rrjetin social “facebook”, ka denoncuar një skandal që ndodh në radhët e Policisë së Shtetit.

Ai e quan kërcënim që policia e pushtetit i bën policisë së shtetit.

Balliu ka publikuar mesazhet që shefi i policisë u dërgon vartësve për të udhëzuar kursantët që të mos deziformojnë nëpër rrjetet social pasi në të kundërt do të përjashtohen nga Akademia.

Një pjesë e mesazheve:

Shefi: “Përshëndetje, ju lutem informoni kursanët që të jën të kujdesshëm në praktikë dhe të mos deziformojnë nëpër rrjete sociale me komente pasi do meren masa drastike deri në përjashtimin nga akademia. Faleminderit”.

Vartësi: “Shefi përshndetje. Nga e dini ju se studentët komentjnë pasi unë nuk kam info.”.

Shefi: “Ne ju ndjekim kudo, ju paralajmëroj se do të ketë masa drastike. Do përjashtoheni nga akademia.”.

Vartësi: “A është mohim i të drejtës së fjalës.”

Postimi i plotw i Balliut:

POLICIA E PUSHTETIT KËRCËNON POLICINË E SHTETIT

Skandalet e këtij pushteti, të inkriminuar në çdo qelizë të tij, nuk kanë të ndalur.

Është e paimagjinueshme se si kupola e Policisë së Pushtetit kërcënon çdo ditë efektivët e ndershëm të Policë së Shtetit.

Fakte tronditëse kanë dalë në media ku Shefi kërcënon policët duke u thënë se: Ju vëzhgojmë kudo, mos denonconi skandalet në Polici!

Ndërsa efektivë dhe kursantë janë lënë rrugëve me uniforma që blejnë vetë apo edhe karburantin ua hedhin vetë makinave, ata kërcënohen edhe për largime nga puna.

Pushtetit të krimit i ka ardhur fundi, të gjithë duhet ta rrëzojmë./albeu.com