Ndryshime në qeveri, largohen nga detyra dy zëvendësministra

Në mbledhjen e sotme të qeverisë ka patur disa ndryshime në kabinet, ku janë larguar nga detyra dy zëvendësministra.

Më konkretisht bëhet fjalë për dy zv/ministrat e Punëve të Jashtëme Besard Kadia dhe Artemis Malo.

Mësohet se si Kadia ashtu dhe Malo do të vijojnë karrierën e tyre në diplomaci.

Malo mësohet se ka marrë aprovimin nga kryeministri Edi Rama për të shkuar si ambasadore e Shqipërisë në Kanada. Ndërsa Kadia është propozuar për të shërbyer si ambasador në Azerbajxhan.


Shtuar 29.05.2024 16:39