Mungonin dëshmitarët, shtyhet seanca për Klodian Çalamanin

Është shtyre seanca gjyqësore për Klodian Çalamanin, autorin e përdhunimit dhe vrasjes së djalit 8-vjeçar në Fier, Mateo Vasiut.

Mësohet se shkak për këtë është mungesa e dëshmitarëve, që ishin të afërmit e 8-vjeçarit, pasi djali i ndjerë sot ka përkujtimoren.

Klodian Çalamani hyri në gjykatë nga dera e përparme që përdoret nga administrata, e jo nga hyrja ku hyjnë të gjithë të akuzuarit e tjerë.

Mendohet që veprimi i policisë u bë për të shmangur përballjen me familjaret apo të afërm të familjes se 8-vjeçarit të vrarë, por edhe nga opinioni publik. Gjatë seancës do të merreshin dëshmitë e të gjithë dëshmitareve, çka mund të nxirrte të tjera detaje lidhur me ngjarjen. Kujtojmë se një vit më parë ka pasur për dite me radhe proteste për vrasjen makabre të 8-vjeçarit Mateo Vasiu.

 


Shtuar 21.11.2022 12:38