Ledri Vula dhe Yll Limani? Kush pritet të hyj sonte në “Big Brother VIP” (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e sotme pritet që personazhe të tjerë VIP t’i bashkohen programit televiziv BBV.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për Ledri Vulën dhe Yll Limanin të cilët do të pranishëm në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Megjithatë, ende nuk e dimë nëse dy djemtë simpatikë do të jenë banorët e rinj të këtij reality shoë, apo thjesht do të shkojnë si mysafirë.

Madje, publiku pret që ata të performojnë edhe disa prej hiteve të tyre, për të na transmetuar emocione të bukura në ekran.

Të dy djemtë i janë përkushtuar kokë e këmbë karrierës së tyre muzikore, ndërsa Ledri po shijon gjithashtu prindërimin.

Ai dhe partnerja, Sara Hoxha, sollën në jetë vogëlushen Poem Blu, që është një ndër bebushat më të famshëm të Instagram-it në Shqipëri.

Pikërisht për faktin që Ledri po rrit një fëmijë jashtë, që ka nevojë për të, fansat besojnë se kjo e sotmja në “Big Brother” do të jetë thjesht një vizitë dhe jo qëndrim si banorë./albeu.com/


Shtuar 10.12.2021 13:22