Presidenti Ilir Meta ka dalë në konferëncën për mediat të paralajmëruar dhe menjëherë ka njoftuar se ka firmosur një kallëzim penal për funksionarët e Kuvendit.
“Ky kallëzim do të depozitohet në SPAK dhe Prokurori”, thotë ndër të tjera Meta.
Pjesë nga fjala e Metës:
Kam firmosur sot kallezimin penal kunder strukturave dhe funksionarëve pergjegjes te Kuvendit me akuzen e “Falsifikimit te dokumentave”. Kallezimi penal do depozitohet ne Prokurori dhe ne SPAK. Krimi i falsfikimit eshte shume flagrant.
Ndodh per here te pare ne nje seance publike te Gjykates Kushtetuese nga Kuvendi i Shqiperise ne nje proces qe ndodh per here te pare kunder Presidentit te Republikes. Këtu kemi të bëjmë me themele të Republikës që janë tronditur rëndë. /albeu.com