Arrestimi i Sali Berishës, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese kërkesën e bërë nga deputetët

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin në lidhje me kërkesën e deputetëve të opozitës që çuan në këtë Gjykatë kërkesën për të shqyrtuar masat e marra nga Gjykata e Posaçme për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në vendimin e zbardhur prej 24 faqesh, anëtarët shumicë të Kushtetueses, theksojnë se deputetët nuk ka paraqitur ndonjë fakt ose argument në lidhje me zgjedhshmërinë e papajtueshmëritë në ushtrimin e funksioneve të deputetëve, si dhe me verifikimin e zgjedhjes së tyre. Ashtu sikurse është bërë e ditur edhe më parë, Gjykata Kushtetuese vlerëson se kur një grup deputetësh vë në lëvizje Gjykatën për zgjidhjen e konfliktit të kompetencave, duhet që ai të argumentojë se është subjekt i parashikuar nga Kushtetuta dhe se i është cenuar një kompetencë e caktuar e parashikuar po nga Kushtetuta. “Gjithashtu, ai duhet të pretendojë se është subjekt në konflikt ose është cenuar drejtpërdrejt në ndonjë kompetencë.

Nëse këto elemente nuk arrijnë të identifikohen në kërkesën e parashtruar përpara Gjykatës, nuk mund të arrihet në një analizë dhe përfundim të qartë se cilit organ i takon të ushtrojë cilën kompetencë, si qëllimi final i shqyrtimit që bën Gjykata në rastin e zgjidhjes së mosmarrëveshjes së kompetencave”, thuhet më tej. Mbledhja e Gjyqtarëve vlerëson të theksojë se në jurisprudencën kushtetuese interesi i jo më pak se një të pestës së deputetëve nuk është vënë në diskutim në gjykimet e kontrollit kushtetues abstrakt.

Vendimi është kundërshtuar vetëm një nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja. “Qasja ime është se qartazi kemi një rast të konfliktit të kompetencave që ka ardhur nga mënyra e interpretimit autonom që organet gjyqësore i kanë bërë normës kushtetuese, i shfaqur në formën e vendimeve që janë kërkuar të pezullohen”, thuhet në vendimin e saj.


Shtuar 19.01.2024 19:15