Aksident në Milot-Lezhë, makinat përplasen kokë më kokë, lëndohen dy drejtuesit

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Rrile.

Mësohet se pranë një kryqëzimi dy mjete janë përplasur kokë më kokë. Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit./albeu.com