Aksident me vdekje, Audi përplas motoçikletën (VIDEO)

Shtetasi Bardhi Sulaj ka gjetur vdekjen sot në vendin e quajtur si kthesa e Pojanit në Fier.

“Audi” është përplasur me një motoçikletë, me këtë të fundit i cili ka ndërruar jetë

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentin.

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:10, në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Hoxharë e Vjetër, një automjet tip “Audi” ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin B. S., 67 vjeç, banues në Dërmënas, i cili ka ndërruar jetë.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit i cili ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/


Shtuar 20.05.2022 19:56