Aksident në hyrje të Sarandës, dy shtetas të lënduar, një prej tyre drejt Tiranës (EMRAT)

Një aksident tjetër ka ndodhur në qyetetin e Sarndës ku janë pëplasur dy automjete për pasojë kanë mbetur të plagosur dy shtetas të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Lëndime kanë marrë shtetasit Klaudio Kupi e Mikel Hoxha. I pari ka dëmtime në shtylle kurrizore dhe do të niset për mjekim të specializuar në Tirane ndërsa i dyti ka dëmtime në koke nga xhamat e makinës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 20.05.2022, në lagjen nr. 1-Sarandë janë përplasur automjeti tip “Volsvagen”, me drejtues shtetasin A. M., me automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin F. B., dhe automjeti tip “Benc”, me drejtues shtetasin M. H.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit “Benc”, dhe pasagjeri shtetasi K. K., të cilët janë transportuar në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
——-
Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 20.05.2022, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin Q. C., është përplasur me një motor me drejtues shtetasin T. B.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorrit, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./albeu.com


Shtuar 20.05.2022 20:11