Zhaklin Lekatari e injoroi në emision, ja si i kundërpërgjigjet Efi

Ish-opinionistja e “BBV2”, Zhaklin Lekatari e ftuar në emisionin “Mos i bjer me Top” është pyetur nga Ronaldo Sharka në lidhje me Efin. Gjatë intervistës gazetari i tregon Zhaklinës foton e Efit, e cila ka qenë edhe finaliste e BBV2, por Zhaklina ka zgjedhur ta injorojë duke thënë se nuk e mban mend.

Efi ka hedhur sot një story ku ka bashkëbiseduar me fansat, duke i lejuar ata të bëjnë pyetjet që duan. Një fans i saj shkruan:

“Mos iu bëj njerëzve kaq shumë obsesion se janë ca që bien e zgjohen me emrin tënd.”

Nëpërmjet një videoje që duket si thumb ndaj Zhaklinës, por nuk përmendet emri i saj ajo përgjigjet.

“Ky është problem se zakonisht mund të bëhen obsesion, por edhe në mënyrë të keqe. Duke të sharë përshembull, duke folur keq për ty. “


Shtuar 12.02.2024 16:16