Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin për ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit

Gjykata e Posaçme e Apelit, la në fuqi dënimin e dhënë për ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, Fran Tuci, që e gjeti fajtor për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Ai do të vuajë 1 vit heqje lirie, si dhe ndalohet të ushtrojë funksione publike për 5 vite.

Sipas SPAK, kryebashkiaku lejoi ndërtimin e një rrugë rurale, duke i shkaktuar një dëm mjedisor në vlerën e 234 milionë Lekëve.

Gjithashtu, Apeli gjeti fajtor për shkatërrim të pronës administratorin e njësisë Iballë, Ndoc Marku, i cili u dënua me kusht për “shpërdorim detyre”.