“Zemrën e kam copë”, Luana Vjollca e pikëlluar për humbjen e fansit

Të jesh personazh publik ka të mirat e të këqijat e tij. Sigurisht, të marrësh dashurinë e mijëra personave është ndjesia më e bukur, por po aq e hidhur është të mësosh për ndarjen nga jeta të personave që të kanë dhënë aq shumë dashuri.

Kështu i ka ndodhur moderatores shumë të dashur për publikun, Luana Vjollcës. Fansat e saj e kanë njoftuar për ndarjen nga jeta të një djali i cili ishte një ndër fansat më të mirë të Luanës.

Ky lajm e ka prekur shumë moderatoren, e cila ka ndarë e pikëlluar bisedën në rrjete sociale.

“Një lajm kaq i keq. Ledi, s’të njoha kurrë por ti je një pjesë e shpirtit tim. Engjëlli im.”- ka shkruar ajo mes lotësh.

Pjesë nga biseda:

“Luana nuk e di si te ju falenderoj faleminderit qe i that stafit qe te na ngushelloj … te jam shum mirenjohese zoti te ruajt ty dhe familjen tende…… je gjithmon ne zemren time dhe ne zemren e vllait tim Ledi atje ku ai eshte … dhe doja te thoja fjala e fundit qe ai me tha para se te nderronte jete ishte amanet Luanen ta suportosh ne vendin tim”

“Zemren e kam cope nga momenti qe me thane… nuk kam fjale per te te ngushelluar ty e familjen por Zoti ju dhente force e jua sherofte zemrat. Une do kem nje engjell atje lart, me vjen kaq keq qe nuk munda ta takoj.. do kisha shume deshira tju takoja ju, kurdo dhe kudo jam ne dispozicion, ju lutem me thoni. Perqafime te perzemerta.”- i është përgjigjur moderatorja.

Shtuar 12.05.2021 11:05