Si u shpëtoi 20-vjeçari plumbave gjatë ekzekutimit të Bledar Birçajt në Vlorë (VIDEO)

Ditën e hënë u vra me breshëri plumbash në Vlorë biznesmeni 40-vjeçar, Bledar Birçaj. Mësohet se në makina, nuk ka qenë vetëm polici, por edhe një person i tretë. Bëhet fjalë për një 20-vjeçar me emrin Edison Zeneli, i cili ishte ulur në sediljen e pasme të makinës dhe ka dalë në momentet kur ndodhi ngjarja.

Mësohet se Zeneli ishe kushëri me viktimën. Ai ka deklaruar në polici ku tha se nuk mbante mend asgjë nga ngjarja. Ndërsa efektivi i policisë që ndodhi në vendin e parë të pasagjerit është shprehur një ditë më parë se sulmi i ka gjetur të papërgatitur.

Më poshtë mund të shikoni videon ku duket 20-vjeçari duke dalë nga makina.

Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar më shumë se 15 persona, ndërsa policia vijon kërkimet për kapjen e autorëve./albeu.com


Shtuar 12.05.2021 11:56