Wow! Donaldi “shfaqet” në ditëlindjen e Bora Zemanit, reagimi i moderatores habit rrjetin (VIDEO)

Bora Zemani ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e 30 në një festë gjigante me të ftuar VIP. Moderatorja shkëlqente e veshur në një fustan të shkurtër ngjyrë argjendi.

Atmosferën e ndezën Bruno dhe Klajdi, me muzikë të mirë gjatë gjithë mbrëmjes. E duket se “qershia mbi tortë”, ishte momenti kur ata kënduan këngën “Toxic Love” të Elgit Dodës, këngën që Donaldi pranoi gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” se e ka shkruar për Borën. Siç shihet nga videoja e postuar nga moderatorja Jona Spahiu, Bora ka kërcyer dhe kënduar bashkë me ta këngën dedikuar asaj, ndonëse nuk i ka fshehur emocionet.

Sakaq, Donaldi ka pranuar se i ka dhënë fund kësaj marrëdhënieje, dhe po shijon një romancë me Beatrix Ramosaj, brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Megjithatë, pasi disa parashuta erdhën për të më 9 janar, në ditëlindjen e Borës, ai u shfaq shumë i lumtur e tha se mbi të gjitha gëzon respekt për ish-të dashurën e tij.


Shtuar 14.01.2022 10:48