Mbi 10 miliardë shikime, kjo është KËNGA që theu çdo rekord klikimesh në YouTube (VIDEO)

Kënga “Baby Shark” është momentalisht kënga më e klikuar në YouTube.

“Baby Shark” është këngë e një prej kompanive më gjigande të videove për fëmijë.

Ajo sapo ka thyer çdo rekord shikueshmërie, duke u bërë videoja e parë që ka arritur mbi 10 miliardë klikime, duke lënë pas edhe këngën “Despacito” që numëron rreth 7 miliardë klikime.

Kënga dedikuar fëmijëve, e krijuar nga kompania arsimore koreano-jugore “Pinkfong” dhe e realizuar nga këngëtarja koreano-amerikane Hope Segoine, debutoi në vitin 2016 dhe shumë shpejt u shndërrua një hit në Azi, por që në Amerikë mbërriti 3 vitë më vonë, për t’u shpërndarë pastaj në të gjithë botën./albeu.com/