Vesa lë shtëpinë e Big Brother

Vesa është banorja që është eliminuar nga shtëpia e Big Brother VIP 3.

Ajo u dërgua në televotim nga Heidi si lidere e shtëpisë, se bashku me Rozën dhe Françeskën, teksa mes tyre ishte dhe Ledjona.

Të treja vajzat arritën të kalonin me sukses edhe këtë nominim, por Vesa ndërpreu rrugëtimin e saj, pasi publiku vendosi.

Takimi mes banorëve dhe Vesës ka qenë emocionues, ku më tepër e trishtë ishte për miken e saj Riken, e cila shpërtheu në lot.

Bileta e fatit nuk ishte në anën e saj, pasi ishte vetëm vajtje.

Tashmë ajo eliminohet nga rrugëtimi për të fituar çmimin e madh.


Shtuar 24.03.2024 04:00