U shfaq në shtrat me Aristelën, Mevlani për herë të parë: Ishim në hotel, jo në shtëpinë e saj (FOTO LAJM)

Padyshim që Mevlan Shaba do ngelet një nga ish-konkurrentët e “Për’puthen” për publikun. Ai ka fituar zemrën e fansave që në ditën e parë që hyri në reality show.

Edhe pse ka kohë që ka përfunduar sezoni i dytë i këtij emisioni, Mevlani vijon që të jetë shumë i komentuar në rrjetet sociale dhe mediat online. Madje ai ftohet shpesh edhe për të dhënë intervista të ndryshme.

Së fundmi, Shaba ishte i ftuar në emisionin “Glamour Zone” ka folur për herë të parë për foton e tij në shtrat me Aristela Lekën, foto e cila bëri xhiron e rrjetit.

Pas aludimeve në media për një lidhje mes tij dhe Aristelës, Mevlani nuk ka duruar më dhe ka thyer heshtjen.

“Nuk kam qenë në shtratin e saj siç thanë portalet por ishim në hotel bashkë. Jo nuk kemi qenë të lidhur. Kemi xhiruar klipin tim të ri”, tha ai.


Shtuar 21.09.2021 09:14