“Theva krahun”, urgjenca mbërrin në BBV, detaji që bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme Einxhel është përfshirë në një incident brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Teksa po luante me Ilirin, ajo është rrëzuar dhe ka vrarë krahun. Ndonëse fillimisht e morën me të qeshura të gjithë banorët iu gjendën pranë kur Einxhel nuk po lëvizte e po qante duke thënë se e ka thyer.

Është dashur ndërhyrja e mjekëve për të parë gjendjen e saj. Fatmirësisht nuk bëhej fjalë për thyerje. Megjithatë, ajo ka qëndruar e shtrirë në shtratë teksa banorët janë munduar ta bëjnë për të qeshur.

Detaji që po bën xhiron e rrjetit është fakti se ishte Donaldi të cilin ajo e konsderon “armik” ai i cili ndenjti më pranë, ndërkohë që Arjola dhe Iliri qeshën dhe ironizun këtë situatë.


Shtuar 28.01.2022 10:48