Meta jep alarmin: Niveli i borxhit do të shkaktojë krizë serioze në vend

Presidenti Ilir Meta është shprehur sot se niveli i borxhit në vend do të shkaktojë një krizë ekonomike serioze.

Komentet Meta i bëri në konferencën e thirrur për mediat, ku vuri në dukje mungesën e transparencës nga ana e qeverisë.

Sipas presidentit niveli i borxhit do të shkaktojë krizë serioze ekonomike në vend. Meta theksoi se Shqipëria ka nivelin më të lartë të borxhit në rajon, pas Malit të Zi.

“Objektivi kryesor i politikës ekonomike duhet të jetë kthimi sa më parë i raportit të borxhit ndaj produktit të brendshëm bruto në një rrugë rënëse. Niveli i borxhit do të shkaktojë një krizë serioze në vitet në vazhdim. Edhe buxheti për vitin 2022 nuk bëri transparent të nivelit të borxhit.

Ministria raporti se niveli i borxhit është 80% ndërsa FMN 86% në vitin 2021. KLSH vlerëson se stoku i borxhit publik paraqitet i nënvlerësuar bazuar në respektimin e normave ligjore. Do të duhej të përfshiheshin të gjitha detyrimet e prapambetura.

Ka rritje dramatike të korrupsionit dhe kapjes së shtetit. Borxhi bruto i qeverisë është treguesi kryesor që përdoret gjatë analizës. Shqipëria ka nivelin më të lartë publik në rajonin tonë, pas Malit të Zi. Këto 8 vite është rritur me 53%, ndërsa premtimi në vitin 2013 ishte për ta ulur”, deklaroi Meta./albeu.com/


Shtuar 28.01.2022 10:45