Tea e përmendi LIVE në emision, Bearti nuk përmbahet dhe shthur gojën (FOTO LAJM)

Lidhja e Teas dhe Beartit e cila u zbulua pas daljes së konkurrentëve nga “Përputhen” pati për një kohë të gjatë vëmendjen e rrjetit dhe të mediave rozë.

Foto të çiftit u shpërndanë gjithandej dhe ata u nisën për pushimet e para së bashku nga ku erdhi dhe lajmi i ndarjes. Një ndarje aspak paqësore, por me akuza për njëri-tjetrin.

Kur gjërat sa u qetësuan Tea bëri publike lidhjen e re dhe tashmë është moderator e një programi që sapo ka nisur, “Goca dhe Gra”. Pikërisht programi ku përmendi Beartin për herë të parë pas ndarjes dhe foli për lidhjen e tyre. Por duket se nga ana tjetëe ish-konkurrenti nuk e ka pritur aspak mirë këtë ngjarje dhe ka bërë një postim në Instagram që ka habitur të gjithë.

“My name isn’t a dick, so keep it outta your mouth.”, shkroi Bearti duke kaluar kështu në ofendime./albeu.com/


Shtuar 20.09.2021 15:47