Konfrontim verbal mes Pogba dhe një tifozi të West Ham, Michael Carrick shmang përplasjen fizike (VIDEO)

Paul Pogba u përfshi në një konfrontim verbal me tifozët e West Ham pas fitores së Manchester United në Stadiumin e Londrës, marrë nga SportMediaset.

Mesfushori francez iu nënshtrua fyerjeve së bashku me shokët e skuadrës kur u largua nga fusha pasi festoi suksesin e fitores.

Një tifoz i West Ham, në veçanti, i bërtiste vazhdimisht atij për të “mbyllur gojën …”, por mesfushori ruajti qetësinë dhe pa thënë asnjë fjalë e mbajti gojën hapur, duke ja ngulur  sytë  në formë provokimi.

Sidoqoftë, situata rrezikoi të dilte jashtë kontrollit dhe Michael Carrick, trajneri i dytë i Djajve të Kuq, e tërhoqi atë në dhomën e zhveshjes për të shmangur problemet e mëtejshme, siç tregohet në një video që u bë virale në mediat sociale. /albeu.com/


Shtuar 20.09.2021 15:44