Si në çdo tapet të kuq, 25-vjeçarja ishte ylli i ceremonisë së “Topit të Artë” (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e djeshme në ‘Theatre du Chatelet’ në Paris u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimit më prestigjioz individual në futboll, “Topi i Artë”. Ylli i kësaj mbrëmjeje ishte sigurisht Lionel Messi që mori në shtëpi Topin e tij të 7 të Artë. Por, nëse do flisnim për tapetin e kuq të kësaj ceremonie, Messi duhet të hapë pak rrugën sepse ku është Zandaya nuk ka asnjë yll që shkëlqen më shumë.
25-vjeçarja u shfaq e veshur me një fustan elegant mëndafshi Roberto Cavalli, teksa pjesa mbrapa lidhej nga një aksesor gold në formën e gjarprit me dy koka, detaj i krijuar nga Fausto Puglisi, që përfundonte sërish me një lidhje në fundshpinë. Aktorja e “The Greatest Showman” e plotësoi pamjen me taka të zeza kishte vendosur stoli me ngjyra që përputheshin me detajet e pasme në fustanin e saj.
Zendaya kishte vendosur që mbrëmjen e djeshme flokët t’i mbante të kapur, kurse grimi ishte në një minimum natyral por rrezatues.


Shtuar 30.11.2021 14:38