Si kurrë më parë, Ghetto Geasy habit ndjekësit me modelin e pazakontë të flokëve (FOTO LAJM)

Ghetto Geasy është padyshim njëri nga reperët më të pëlqyer e të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar. E krah muzikës, reperi është i përfolur edhe për look-un e tij. Prej kohësh, Ghetto Geasy ka zgjedhur të mbajë mjekërr dhe flokë të gjatë. Mirëpo së fundmi ai ka befasuar ndjekësit me një foto të publikuar në Instastory, ku është shfaqur me një stil të çuditshëm flokësh, siç nuk e kemi parë ndonjëherë. Reperi shihej me flokë të prerë anash ndëra pjesën tjetër e ka lënë të gjatë dhe të çrregullt, duke ardhur afërsisht me stilin ‘mohawk’.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që krijuesi i hitit “E nxonme” surprizon me pamjen pasi ai shquhet për stilin e veçantë dhe bën eksperimente të shumta.

Getoar nuk ka qenë shumë aktiv në muzikë këtë verë dhe i vetmi projekt që ka sjell është “Andiamo” në bashkëpunim me Stine. Kënga për tre muaj mblodhi tre milionë klikime në kanalin YouTube.

 


Shtuar 4.10.2021 16:01