Shtatzënë për herë të parë? Reagon më në fund Genta Ismajli

Genta Ismajli ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të lidhjes së saj me biznesmenin turk, Usta. Ata të dy janë njohur bashkë fare rastësisht dhe sot janë një nga çiftet më të preferuara të showbizit.

Genta dhe Usta kanë 2 vite që jetojnë një histori të bukur dashurie dhe kudo i kemi parë të pandarë nga njëri-tjetri. Pasi kjo lidhje u bë publike, në jo pak raste këngëtarja është përfolur për një shtatzëni të mundshme. Por e ftuar sot në emisionin “Rudina”, Genta tha se lajmet për shtatzëni nuk janë të vërteta dhe duket se aktualisht çifti janë duke shijuar dashurinë e tyre.

Sa i përket planeve për martesë, ajo u shpreh:

“Në fakt unë dhe Usta kemi një mal të planeve dhe projekteve, por edhe martesës do i vijë radha, nuk më ka propozuar akoma, por do i vijë radha dhe asaj se shpejti”.

Ndër të tjera Genta u shpreh se mori një pauzë nga muzika për pak kohë për shkak se donte të fokusohej më shumë tek jeta e saj private.

Në fakt mora një pauzë për t’u përqëndruar tek jeta private, se ikën 10 vite dhe pashë që ngela pa të dashur”, u shpreh këngëtarja duke qeshur.

Mirëpo tashmë që dashurinë e jetës e ka gjetur, Genta është rikthyer fuqishëm në muzikë. Vetëm pak ditë më parë ajo publikoi bashkëpunimin e parë me Feron, me titull “Level Up”. Kjo këngë u prit mjaft mirë dhe Genta i surprizoi të gjithë duke u shfaqur për herë të parë si repere.

Shtuar 19.03.2021 08:03