Shpat Kasapi martohet në fshehtësi, dalin fotografitë e para nga ceremonia private (FOTO LAJM)

Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi dhe e fejuara e tij Selvija i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar zyrtarisht lidhjen e tyre me martesë.

Mesa duket çifti janë martuar në fshehtësi të plotë me një ceremoni shumë private. Dyshja kanë ndarë imazhet e para nga ceremonia, ku duken mjaft të lumtur së bashku, madje këngëtari ka bërë të ditur se partnerja e tij tanimë ka ndryshuar mbiemrin dhe ka marrë atë të Shpatit.

“Nga sot, Selvije Kasapi”, ka shkruar këngëtari krahas fotos së ëmbël.

Shtuar 10.06.2021 12:06