Rusia shpall non-grata një diplomat të Maqedonisë

Rusia ka shpallur non-grata një punonjës të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Moskë.

Ministria e Jashtme e Rusisë bën me dije se njoftimin për shpalljen non grada të punonjëses së ambasadës i është dhenë ambasadores në këtë shtet.

“Olivera Çausheva-Dimovska, ushtrues detyre e ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Federatën Ruse u thirr në Ministrinë Ruse të Punëve të Jashtme më 10 qershor, ku asaj iu dha një shënim që deklaron për non-grada një punonjës së Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Moskë,” tha deklaratën e Ministrisë.

Kjo masë është si kundërpërgjigje ndaj vendimit të palës së Maqedonisë ku në muajin maj e shpalli për non-grata një diplomat nga Ambasada ruse në Shkup, thonë nga atje.

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut dëboi një diplomat rus në fund të muajit maj. Pas kësaj lëvizje të Maqedonisë, misioni diplomatik rus në Shkup njoftoi se Moska po konsideron kundërmasa.

Shtuar 10.06.2021 12:06