Reperi që përloti rrjetin me këngën e fundit, sot feston 27-vjetorin e lindjes, e gjeni dot për cilin bëhet fjalë

Po flasim për reperin shumë të suksesshëm shqiptar, Mozzik. Sot është ditëlindja e tij dhe ai feston 27-vjetorin e lindjes.
Urimi i parë erdhi nga vëllai i tij Getinjo dhe nuk mund të ndodhte ndryshe.

“Gëzuar ditëlindjen gjaku im. Të ruajt Zoti bashkë me ne. Të dua”, shkruan Getinjo.

Ndërkohë 6 ditë më parë, Mozzik publikoi këngën “Të dua”. Kjo këngë ishte për vajzën e tij Hana e cila ka ardhur në jetë 4 vite më parë, por pas ndarjes së prindërve të saj ajo jeton vetëm më nënën, Loredanën.

Në këtë këngë Mozzik kishte folur për gjithë ndjenjat dhe vuajtjet e të jetuarit larg vajzës së tij. Kënga sot numëron 5.2 milion klikime./albeu.com/


Shtuar 29.09.2022 12:35