Takimi me përfaqësuesit e qeverisë për amnistinë fiskale: Kemi shqetësim serioz

Delegacioni i BE-së më Shqipëri shprehet i shqetësuar për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale.

Në një deklaratë pas takimeve që zhvilluan sot me përfaqësues të qeverisë shqiptare, ata thanë se BE-ja të vazhdojë konsultimet me strukturat përkatëse të qeverisë për të rishikuar këtë legjislacion.

“Bashkimi Evropian ka shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ne do të vazhdojmë konsultimet me strukturat përkatëse të qeverisë për të rishikuar këtë legjislacion”, citohet të ketë thënë delegacioni i BE-së në Shqipëri.