“Pushime në Maldive”, Rezarta Shkurta përfundon në spital (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur, Rezarta Shkurta, ka zbuluar prej kohësh se po kujdeset për trupin e saj, duke u ushqyer sa më shëndetshëm.

Por diçka nuk ka shkuar mirë për këngëtaren. Ajo ka shqetësuar ndjekësit me një postim të bërë së fundmi në rrjete sociale. Ajo ka përfunduar në spital, por pa treguar si apo pse.

Rezarta ka publikuar në Instastory një foto ku shfaqet e shtrirë në shtratin e spitalit.

“Pushime në Maldive”, ka shkruar ajo krahas fotos, shoqëruar me një emoji të sëmurë.


Shtuar 13.05.2021 10:29