Studimi: Përzierja e vaksinave ka më shumë efekte anësore

Të rriturit kanë më shumë të ngjarë të raportojnë efekte anësore të lehta dhe të moderuara pas përzierjes së dozave të vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer, tregon një studim, informon albeu.com.

Dridhje, dhimbje koke dhe dhimbje muskulore u raportuan më shpesh kur kombinoheshin doza të ndryshme të vaksinës.

Çdo reagim negativ ishte jetëshkurtër, pa asnjë shqetësim tjetër për sigurinë.

“Është një zbulim me të vërtetë intrigues dhe jo diçka që domosdoshmërish e prisnim”, tha Prof Matthew Snape, nga Grupi i Vaksinave të Oksfordit, informon albeu.com.

Studimi i Com-Cov filloi në shkurt për të parë nëse një injektimi i një vaksine tjetër në fazën e dytë mund të japë imunitet më të gjatë, mbrojtje më të mirë ndaj varianteve të reja ose thjesht të lejojë klinikat të ndërrojnë vaksinat nëse ndërpritet furnizimi.

Studimi, i udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit, ka pasur më shumë se 830 vullnetarë pjesëmarrës të moshës mbi 50 vjeç.

Ai pritet të publikojë rezultatet e para të plota në qershor. Por nga të dhënat paraprake deri më tani, tregon se efektet janë më të mëdha kur vaksinat përzihen./albeu.com

Shtuar 13.05.2021 10:38