“Po bëj s*ks mbi tavolinë”, Luljeta tregon si nisi kënga e bujshme me Çimin (FOTO LAJM)

Konkurrentja e “Për’puthen +40”, Luljeta Nallbani e ftuar sot në studion e “Breaking” në Top News ka treguar sesi lindi bashkëpunimi për këngën e saj “S’ta jap” që ka bërë shumë bujë.

“Me vjen mbesa e më thotë halla ke vesh për muzikë. Pasi hëngrëm peshk në një restorant, mora tabakanë dhe po i bija. Aty ishte edhe producenti e thotë se ke vesh për muzikë. E lamë për ta bërë vjet, po ra pandemia. Teksa ishte në një intervistë me Salsanon e Palomën te Top Albania, më merr Çimi në telefon e më thotë ku je. I them “po bëj seks në tavolinë”. Pasi mbarova xhirimet në Top Albania shkova e takova Çimin, e aty lindi ideja për bashkëpunim. E shtuam pjesën e tij me dy fjalë “s’ta jap” që është për buzën”, tregoi ajo.

65-vjeçarja shtoi se nuk e quan veten këngëtare, por e bën për qejf dhe se ka talent.


Shtuar 27.05.2021 15:50