Ndërkohë që shumica e vendeve lehtësojnë masat, ky shtet sapo hyri në bllokim total

Shteti i dytë më i populluar në Australi, Victoria, do të hyjë në një bllokim shtatë-ditor për të parandaluar një përhapje të shpejtë të koronavirusit në kryeqytetin e saj, Melburne.

Bllokimi do të fillojë në mesnatën e së enjtes, informon albeu.com.

Autoritetet deri më tani kanë regjistruar 26 raste të reja dhe kanë identifikuar 150 vende ku njerëzit mund të jenë ekspozuar ndaj virusit.

Ekziston një ankth në rritje për shkak të shpërthimit që u kujton shumë vendasve një valë të dytë shkatërruese që përfshiu shtetin vitin e kaluar./albeu.com


Shtuar 27.05.2021 15:53