Ditën e djeshme, një video e ikonës së muzikës shqiptare Parashqevi Simaku, u bë virale në rrjetet sociale.
Lidhur me këtë video që qarkulloi gjatë gjithë ditës, ka ardhur një reagim nga një prej familjarëve të këngëtares.
Donalda Surducku, kushërira e Simakut ka hedhur dritë mbi fatin e saj.
Në një mesazh drejtuar gaetares Mira Kazhani, ajo tregoi betejën me shëndetin, ndarjen nga bashkëshorti dhe pengun e nënës së Parashqevisë që iku nga kjo jetë, një vit më parë.
Mesazhi i të afërmes së Parashqevi Simakut:
“Përshëndetje Zonja Mira,
Jam një familjare e Parashqevisë. Prej vitesh kemi humbur kontaktet me të. Informacioni i fundit që kemi është se ka pësuar një hemorragji cerebrale, e si pasojë, nuk është shumë e kthjellët. Me bashkëshortin është ndarë prej shumë kohësh, por duke qenë se ai fitoi kujdestarinë mbi djalin e tyre, është detyruar të vazhdojë jetesën në Amerikë për t’i qëndruar pranë djalit.
Tezja e mamasë sime (pra, mamaja e saj) ndërroi jetë totalisht e vetme vitin e kaluar, me lot në sy për vajzën e saj. Siç ju thashë, kontaktet me Parashqevinë i kemi humbur prej disa vitesh. Ju falënderojmë për këtë nismë dhe shpresojmë që ndoshta është ende e mundur ta gjejmë dhe ta ndihmojmë. Faleminderit’