Marshim drejt Kryeministrisë: “Shqipëria kërkon një përmbysje”

Të mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, një grup qytetarësh ka nisur lëvizjen drejt ndërtesës së Kryeministrisë.

Me flamujt kuqezi në duar, pjesëmarrësit përshkojnë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Të lidhura

None found

Ata u bëjnë thirrje edhe bashkëqytetarëve të tjerë që t’i shtohen kësaj proteste.

Sipas tyre, duhet t’i jepet fund një herë e mirë grabitjes që po u bëjnë shqiptarëve prej 36 vitesh politikanët.

Protestuesit theksojnë se ekzekutivi aktual e ka kthyer jetesën në një sfidë gati të pakapërcyeshme, ç’ka ka nxitur një eksod masiv dhe po zbraz vendin.


Shtuar më 24.09.2026 19:27