Partneri i Hueydas birëson Gabrielin: Më në fund kam familjen që kam ëndërruar (FOTO LAJM)

Hueyda El Saied ka perjetuar diten me te lumtur. Artistja përmes një foto të publikuar në Instagram, ku shfaqen dy duar të kapura shkruan se 2021-shi është viti më i bukur për të, pasi bashkëshorti i saj Thierry ka birësuar Gabrielin.

Hueyda shprehet se zemrën e ka plot me dashuri dhe se tani ka familjen që ka ëndërruar.

“Babe e bir… Duart me te bukura ne bote per mua.
Miqte e mi, sot kam zemren plot dashuri e krenari. Ashtu si dhe secili prej jush dhe une kam shume arsye qe të mburrem. Arrdhja e Gabrielit ne jeten time dhe me pas ajo e Thierryt ne jeten tone ishin ishin nder gjerat me te bukura qe kisha perjetuar deri me 2017. Por 2021-shin pavaresisht gjithe problemeve qe ka sjelle pandemia do te mbetet viti me i bukur per familjen tone.Tashme jemi ligjerisht te tre nje familje e vertete, se të tre kemi mbiemrin Grosjean, une nga martesa dhe Gabrieli nga biresimi. Me ne fund kam familjen qe kam enderruar. Thierry me shaka thote qe na ka zgjedhur Gabrielin dhe mua ne katallog, por Gabrieli dhe une themi te njejten gje per te, ndaj falenderojme Zotin qe beri qe Thierry te “hapte” faqen ku ishte fotografia jone e nuk u tremb teksa pa qe po lotonim. Perfundimisht jeta ka me shume imagjinate se ne dhe eshte e bukur, shume e bukur madje“, ka shkruar Hueyda.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hueyda El Saied Grosjean (@hueyda_artwork)


Shtuar 18.07.2021 11:47